RRETH NESH

Dritë me stil

Krijojmë zgjidhje ndriçimi që kombinohen me identitetin e çdo hapësire.

LuminaroLights është një markë e fokusuar në ndriçimin modern dhe funksional për shtepi, biznese, ambiente komerciale dhe hapësira të veçanta.

Ne besojmë se drita nuk duhet të jetë thjesht funksionale vetëm për ndriçim, por gjithashtu ndihmon në krijimin e atmosferës, estetikës dhe personalitetit të një vendi.

Me një përvojë prej gati një dekade, LuminaroLights ofron më shumë sesa thjesht ndriçim — ne krijojmë përvoja përmes dritës. Duke ndërthurur dizajnin e rafinuar, mjeshtërinë cilësore dhe inovacionin modern, ne ofrojmë zgjidhje ndriçimi që transformojnë hapësirat dhe i japin jetë çdo ambienti të brendshëm. Nga shtëpitë elegante e deri te mjediset tregtare të sofistikuara, qëllimi ynë është të krijojmë ekuilibrin e përsosur midis funksionalitetit, atmosferës dhe stilit që i reziston kohës.

Design Studio

Design

Modelim modern i produkteve bazuar në estetika të reja dhe nevoja praktike.

Lighting quality

Cilësi

Produkte të përzgjedhura për besueshmëri, efikasitet energjetik dhe jetëgjatësi.

Modern spaces

Ambiente

Zgjidhje për ambiente të shtëpisë, restoranteve, zyreve dhe hapësirave të tjera.